Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka vjedhur llogarinë bankare të një klienti duke shfrytëzuar detyrën si drejtor i një banke të nivelit të dytë.

I arrestuari Florant Nako u vu në pranga gjatë aksionit të koduar “bankieri”. Policia thotë se 35-vjeçari, në postin e drejtorit të një banke, vodhi nga llogari rrjedhëse e një klienti shumën e konsiderueshme 30 mijë Dollarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” . /tvklan.al