Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vazhdon situatë e rënduar elektroenergjitike në vend. Edhe pas prurjeve të ujit nga Maqedonia, niveli i ujit në kaskadën e Drinit vazhdon të bjerë, për shkak të mungesës së reshjeve. Sipas Drejtorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Dritan Prifti, e vetmja mundësi për të stabilizuar sadopak gjendjen është importimi i energjisë nga jashtë.

Dritan Prifti, Drejtori i KESH:- “Unë nesër do të nisem për në Greqi, për të lidhur një kontratë për të importuar energji. Kjo shpresojmë që do ta përmirësojë situatën, por megjithatë nuk duhet të heqë përfundimisht kufizimet derisa të kemi përmirësime të klimës, derisa të kemi reshje”.

Në qoftë se do të nënshkruhet kontrata me Greqinë, të martën mund të fillojë furnizimi me energji elektrike. Por dhe kjo nuk do të zgjidhë përfundimisht problemin me dritat./tvklan.al