Festa e Vitit të Ri do të kalojë e qetë dhe pa probleme garantoi uniformat blu të kryeqytetit. Drejtori i Policisë së Tiranës Ilirjan Zylyftari thotë për Tv Klan se efektivët policorë të Tv Klan do të jenë gjatë gjithë kohës në detyrë.

Ilirjan Zylyftari: Unë do ti këshilloja që në orët e vona të natës të jenë më të kujdesshëm, sidomos në drejtimin e automjeteve për të evituar çdolloj incidenti. Pasi efektivët e policisë janë të vendosur të zbatojnë me përpikëri kodin rrugor dhe rregullat e përgjithshme që normojnë se si qytetarët tanë kalojnë gëzueshëm Vitin e Ri.

Gazetarja: Viti i Ri, ku do ju gjej zoti Zylyftari?

Ilirjan Zylyftari: Nuk është hera e parë. Viti i Ri do të më gjejë në krye bashkë me efektivat.

Burimet e Ministrisë së Rendit konfirmojnë se edhe në të gjithë rrethet e vendit janë marrë masat e duhura. Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Bajram Ibraj që në orët e para të mëngjesit është nisur për inspektim në disa prej drejtorive të rretheve. Ndërkohë nga grupi i përbërë nga tre drejtues të kësaj përfaqësie kanë qenë po sot në drejtoritë policore të disa rretheve të tjera.

Krerët e rendit kanë urdhëruar që të vendoset kontroll i rreptë i policisë pranë shtyllave të tensionit të lartë. Për të shmangur çdo incident të shkaktuar me lëndë plasëse eksperiencë që ka ndodhur vitet e kaluara apo edhe ditët e fundit.

Policia gjithashtu u kujton të gjithë banorëve se ajo do të ketë persona në gatishmëri edhe në ministrinë e rendit në zyrën e marrëdhënieve me publikun, ndërkohë që në çdo rast emergjence qytetarët mund të formojnë numrin 129 për të thirrur drejtoritë policore të çdo rrethi./tvklan.al