Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare te Milani, për zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv dhe jo vetëm.

Raportimet nga Italia, thonë se Fabio Paratici, i cili me herët ka qenë drejtor sportiv te Juventusi dhe Tottenham, është favorit për të marrë të njëjtin rol te kuqezinjtë.

Megjithatë ende në garë është edhe Igli Tare, i cili pak javë më parë dukej i avantazhuar, por situata ka ndryshuar.

Drejtori sportiv te Milani pritet të zgjidhet në dy javët e ardhshme, ndërsa do të ketë menjëherë detyra të rëndësishme, siç janë çështjet e rinovimeve me lojtarë si Mike Maignan dhe Theo Hernandez.

Gjithashtu ai duhet të vendosë edhe për trajnerin, me Sergio Conceicao që duket gjithnjë dhe më larg skuadrës. Massimiliano Allegri është i pari në listë, ndërsa po studiohen edhe emra si Sarri, De Zerbi e Fabregas. /tvklan.al