Pas ngërçit në negociata me Fabio Paratici, te Milani po përshpejtojnë për zgjedhjen e drejtorit sportiv.

Ky i fundit do të marrë frenat e merkatos dhe do të punojë për ndryshimet e sezonit të ardhshëm.

Nga Italia, raportohet se CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani ka udhëtuar drejt Romës këtë të Martë, ku po zhvillon një takim me Igli Taren.

Shqiptari shihet si zgjedhje e parë për momentin dhe pas takimit pritet të merret një vendim përfundimtar.

Përveç Tares, javët e fundit për Milanin kanë dalë edhe emrat e Giovanni Sartorit të Bolognas dhe Tony D’Amico të Atalantës. /tvklan.al