Para pak ditësh emisioni “Stop” trajtoi rastin e shkollës së Selishtës në Dibër, drejtori i së cilës, Rubin Kurti, ishte me shkollë të mesme.

Në një komunikim me gazetarin e “Stop”, vetë drejtori Rubin Kurti pranoi, se nuk kishte shkollë të lartë. Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, u justifikua me faktin, se shkolla e Selishtës është larg, dhe askush nuk kishte pranuar pozicionin e drejtimit të shkollës 9-vjeçare. 

Pas transmetimit të këtij rasti në “Stop”, shkoi në shkollën e Selishtës Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale e Arsimit Parauniversitar.

Në datën 24 Shtator u caktua Sadik Bardhi, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni. Bardhi plotëson kriteret, e do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të procedurave të konkurrimit./tvklan.al