Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon një rast dhune ndaj nxënësve në shkollë.

Në redaksinë e emisionit ka mbërritur një video, ku denoncohet drejtori i Shkollës së Mesme të Bashkuar në Mbrakull të Beratit, që ushtron dhunë.

Sikurse duket në pamje, drejtori Dritan Salillari godet me shpulla nxënësit që ndodhen në oborrin e shkollës, të cilëve u kërkon që të futen në mësim.

Ky veprim i drejtorit të shkollës është totalisht i dënueshëm dhe në asnjë rast nuk duhet që të ushtrohet dhunë ndaj nxënësve.

Publikimi i kësaj videoje ka për qëllim denoncimin e dhunës ndaj nxënësve nëpër shkolla, si një akt i papranueshëm që duhet të dënohet. /tvklan.al