Një grup kompanish kanë arritur të marrin 1 milion Dollarë rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar duke mashtruar shtetin shqiptar.

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar se firmat operonin në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, ndërsa prej kohësh prisnin fatura fiktive për të realizuar mashtrimin.

Si pasojë e zbulimit të skemës është dhënë masa e arrestit për administratorin e subjektit “Kristirina shpk”, 43 vjeç, dhe 3 arreste shtëpie për një kontabiliste, një agjente doganore dhe administratoren e kompanisë së ndërtimit “Areni Albania”.

Televizioni Klan ka mësuar se këto subjekte kanë zbatuar skemën “carusel”, përmes të cilës prisnin fatura furnizimi me mallra dhe shërbime mes njëra – tjetrës duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, që në fund të rezultonin si debitorë në marrjen mbrapsht të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Hetimet janë duke u fokusuar edhe në kompani të tjera që në bashkëpunim me firmën e ndërtimit kanë përfituar nga skema e mashtrimit.

Tv Klan