Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka paraqitur sot realizimin e planit të të ardhurave për muajin nëntor. 104% është realizuar ky plan duke futur në arkën e shtetit rreth 4.5 miliardë lekë. Kështu ka deklaruar sot drejtori i përgjithshëm Petrit Ago në një konferencë për shtyp. Përsa i përket artikujve të fortë në këta 11 muaj krahasuar me muajin e shkuar, doganat kanë realizuar planin.

Kafe janë zhdoganuar 1.6 herë më shumë, cigare 7%, karburante 35%, birrë 25%, duke tejkaluar shifrat 2 herë më shumë se viti i kaluar. Punën e mirë që është bërë, Ago e ka parë si konsolidim të doganës së tij. Uljen e tarifave doganore për vitin e ardhshëm Ago e ka parë me mjaft eficencë duke minimizuar evazionin fiskal.

Ndërsa përsa i përket largimit nga puna të gjithë inspektorëve ku janë hasur shkelje doganore, ai e ka komentuar si një forcim të mëtejshëm të strukturave të administratës së tij. Ky numër i të pushuarve nga puna është shprehur Ago, këtë viti është 7-8 vetë, ndërkohë që vite më parë ka qenë dyfishi./tvklan.al