Drejtuesi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, është futur në listën e miliarderëve pasi aksionet e kompanisë teknologjike shënuan rritje. Vlera në treg e Apple vijon të jetë në rritje si rezultat i rezultateve të mira.

Cook zotëron 847 969 aksione të drejtpërdrejta dhe vitin e kaluar mori 125 milionë Dollarë si pjesë e paketës së tij të pagave. Cook mori drejtimin e Apple nga Steve Jobs nëntë vjet më parë. Statusi i tij prej miliarderi bazohet në aksionet që ai zotëron dhe kompensimin që i paguhet nga Apple.

Javën e kaluar themeluesi i Facebook, Mark Zuckerber, arriti pasurinë prej 100 miliardë dollarësh.

Kompanitë teknologjike si Apple, Facebook, Amazon kanë njohur vetëm përfitime gjatë pandemisë së koronavirusit pasi çdo ditë e më shumë njerëzit hynin online. Apple tashmë po bëhet gati të hyjë në histori duke u bërë kompania e parë që vlen 2 trilionë Dollarë. /tvklan.al