Drejtuesi i misionit PAMECA merr “Çelësin e Qytetit”



Drejtuesi i misionit PAMECA merr “Çelësin e Qytetit”

16:50 27/06/2020

Veliaj: Modernizoi policinë shqiptare

Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin mes policisë shqiptare dhe PAMECA-s, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi drejtuesit të misionit PAMECA, Kolonel Carlo d’Achille  “Çelësin e Qytetit”.

“Jam shumë krenar që në emër të qytetit të Tiranës, i japim sot ‘Çelësin e Qytetit’ mikut tonë Carlo d’Achille, një njeri i dashuruar me Shqipërinë, drejtues shembullor i misionit Pameca, i cili është përpjekur të modernizojë Policinë Shqiptare, duke dhënë eksperiencë nga kolegët tanë në anën tjetër të Adriatikut, por që ndajnë të njëjtin mentalitet, disa herë të njëjtat problematika me ne. I jam mirënjohës jo vetëm për vitet e shërbimit në Shqipëri, në Kosovë, por edhe si një qytetar model i Tiranës. I dhurojmë ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranës për t’i treguar se ky qytet e ka gjithmonë një portë, një shtëpi e një zemër të hapur për ata që i konsideron miq të veçantë”.

Veliaj vlerësoi rolin që ka luajtur PAMECA në Shqipëri dhe ndihmën ndaj Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Tv Klan 




Të ngjashme