Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së martës në kryeqytet. Një këmbësore është përplasur nga një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh në Bulevardin “Gjegj Fishta”.

47- vjeçarja me inicialet P.B edhe pse është transportuar në spital nuk ka mundur dot të shpëtonte, pasi ka marrë dëmtime të rënda.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.

/tvklan.al