Furgonet_Drejtuesit e furgonëve u ngriten në protestë në mbarë vendin, pasi qeveria nuk po tërhiqet nga vendimi i saj për t’i përjashtuar ata nga transporti ndërqytetas i pasagjerëve. Disa rrugë kombëtare u bllokuan dhe në disa të tjera u vështirësua qarkullimi.

Në Elbasan drejtuesit e furgonëve mbajtën të bllokuar autostradën që lidh qytetin me Tiranën, duke u ulur përgjatë saj.

Është dashur ndërhyrja e policisë që rruga të mbahej e hapur në njërin drejtim. Por shoferët e furgonëve taksi kanë njoftuar se do të protestojnë në kryeqytet. Protestuesit thonë se Kryeministrit nuk ka pse ta inagurojë nesër zyrën e punës në Elbasan kur po mbyll vende pune.

Protesta është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Në njërin krah u bllokua edhe dalja e autostradës në Kukës. Në Shkodër, u bllokua për rreth 1 orë rruga në urën e Bahçallëkut. Shoferët e furgonëve paralajmërojnë demonstrata.

Në mbështetje protestës së taksive 8+1 ishin edhe deputete e Partisë Demokratike të Shkodrës.

Në Durrës, afro 50 drejtues furgonësh të licensuar u mblodhen në autostradën pranë mbikalimit të Shkozetit. Shoferët e furgonëve janë shprehur të vendosur për ta përshkallëzuar protestën e tyre deri në grevë urie, nëse ministria e transporteve nuk tërhiqet nga vendimi i saj.

Pjesëmarrja në protestë ka qënë masive në qytetin e fierit. 200 drejtuesit e furgonave bllokuan rruget. Fillimisht ata janë përqëndruar në rrethrrotullimin e unazës së qytetit dhe prej aty i janë drejtuar rretherotullimit të sheqit. Polica ka marrë masa për të devijuar trafikun, por megjithatë qarkullimi i automjeteve është paralizuar për disa minuta. Automjetet e të gjitha llojeve deri te ato të tonazhit të rëndë janë detyruar të kalojnë përmes qytetit të Fierit.

Në Vlorë 150 drejtues furgonësh dolën në hyrje të qytetit. Në Korçë, autokolona e furoneve bllokoi njerin krah te rruges kombetare ne Qafe Plloce. Edhe në Peshkopi është paralizuar për disa orë levizja e pasagjerëve.  E po kështu edhe në Berat dhe disa qytete të tjera.