Lajme Arkiva 2003

Drejtues lokal të Komunës së  Milotit kanë zhvilluar një vizitë në Komunën italiane të Falconara. Qëllimi i kësaj vizite ishte binjakëzimi i këtyre dy komuna duke i ofruar njëra-tjetrës bashkëpunim dy palësh në fusha të ndryshme.

Drejtues të komunës së Falconarës kanë garantuar se shumë shpejt do të realizojnë në komunën veriore të Milotit një sërë projektesh në infrastrukturë, në kulturë dhe në arsim.

Krerët lokal të Milotit, kanë zhvilluar një takim edhe me drejtues të kompanisë SKAM e cila zhvillon aktivitetin e saj në Falconara.

Ata kanë marrë përsipër rregullimin e sistemit të ndriçimit në Milot, dhurimin e disa dhjetërave kazanëve për hedhjen e mbeturinave, si edhe një kamion për transportimin e tyre./tvklan.al