Protesta taksiteShoferët e furgonëve tetë plus janë mbledhur sërish në kryeqyetet për të protestuar ketë herë përpara parlementit shqiptar.

Karafilat qe kishin sjellë me vete për t’ua dhuruar deputetëve për t’u treguar se protesta e tyre është paqësore, i hodhën para parlamentit, pasi seanca plenare e së Enjtes ishte anulluar.

Për këtë arsye, ata iu drejtuan selisë së Kryeminstrisë. Mesazhin që protesta e tyre është paqësore, Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare dhe disa prej protestuesve ia dhanë edhe kryeministrit Rama.

Drejtuar nga dritaret e kryministrisë i kërkuan kreut të qeverisë të mos heshtë por t’i japë zgjidhje problemit të tyre.

Nuk munguan as deklaratat se protesta mund të pasohet dhe me grevë urie.

Më të njëtat kërkesa protestuesit i janë drejtuar edhe godinës së kryesisë së kuvendit, ku i kanë kërkuar kreytarit të parlamentit të dëgjoj zërin e tyre.

Protesta paqësore e drejtuesve të furgonëve 8 +1 u mbyll rreth orës 13:00 dhe pjesëmarrësit u shpërndanë në mënyrë paqësore.