Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, debati mbi aksidentet rrugore ka nxjerrë në pah disa nga problematikat kryesore të cilat bëhen shkak dhe burim aksidentesh.

Sipas shefit të sigurisë rrugore, Skënder Ismaili, shkaktarët kryesorë janë drejtuesit e mjeteve, ndërsa shtoi se vetëm këtë vit janë shënuar 1366 aksidente me 193 viktima.

Gazetarja Erikleda Dorezi i është drejtuar ekspertit rrugorë, Fatmir Hasho, duke e pyetur nëse duhen hapur ose jo rrugët e papërfunduara dhe a janë ato një rrisk për burim aksidentesh.

Fatmir Hasho: Për arsye të domosdoshme mund të hapen por nëse plotësohen me sinialistikën e plotë rrugore.

Erikleda Dorezi: A kemi ne rrugë të cilat janë hapur pa standarte? Ne lehtësojmë punën për një pjesë, ama krijojmë burim aksidenti…

Fatmir Hasho: Ky problem i auditimit të sigurisë rrugore ka një vit që ka filluar dhe po fillon që në momentin që projektohen rrugët dhe duhen ndjekur hap pas hapi gjatë punës. Unë prapë këmbëngul se drejtuesit shqiptar janë mjaft të egër në timon

Erikleda Dorezi: Sa problem është dhënia e patentës?

Fatmir Hasho: Detyrimisht duhet të shtohen orët e praktikës. /Tvklan.al