Rama-Gaçek rreth 1 orë takim në selinë rozë, në fokus rezultati i zgjedhjeve

Shefja e Misionit të OSBE/ODHIR Ursula Gaçek ka takuar kryeministrin Edi Rama në selinë rozë.

Takimi zgjati për rreth 1 orë dhe mësohet se në fokus ka pasur zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit si dhe rezultatin e tyre.

Një ditë më parë Gacek zhvilloi një takim dhe me kryedemokratin Lulzim Basha ku sërish në fokus ishte rezultati i zgjedhjeve, të cilin PD ende nuk e pranon.

OSBE/ODHIR pritet të dalë me një raport përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në 28 Maj, në rezultatet paraprake nënvizoi si problematikë shitblerjen e votës ndërsa përfshirjen e teknolgjisë me identifikimin biometrik e quajti një sukses.

Klan News