Dren Abazi është ndër këngëtarët shqiptarë mjaft të pëlqyer nga vajzat. Shpesh është përfolur për marrëdhënie me vajza të ekranit, gjë që e pranoi edhe vetë këngëtari sonte në emisionin “Zonë e Lirë”.

Vetëm disa muaj më parë, Dren Abazi publikoi këngën me titull “Deja Vu”, ku pjesë e videoklipit ishte edhe këngëtarja Evi Reçi, për të cilët u përfol se ishin në një lidhje. Por vetë këngëtari gjatë emisionit mohoi se mes tij dhe Evi Reçit të ketë patur një lidhje, ndërkohë që tha se ajo vetëm e ka ndihmuar.

Arian Çani: Pate një lidhje me Evi Reçin?

Dren Abazi: Jo, jo

Arian Çani: Kështu u hapën llafet…

Dren Abazi: Jo, jo. E njoh prej vitesh dhe Evi meqenëse ishte në Firence më ndihmoi shumë.

Arian Çani: Jeton në Itali Evi?

Dren Abazi: Po jeton në Itali.

Arian Çani: Është e lezeçme ajo vajzë. E kam patur në studio dhe ishte elegante.

Dren Abazi: Po shumë e mirë është. Në momentin e fundit është vendosur që ajo të ishte në klip. Po i tregoja se nuk kisha dikë për në klip dhe më pas e pyeta nëse donte të vinte ajo. Më pëlqen Evi është interesante.

Arian Çani: E takon shpesh?

Dren Abazi: Po.

/tvklan.al