Ledecky mbretëreshë e 800 metra stil i lirë

Caeleb Dressel fitoi medaljen e tretë të artë në Tokio 2020 dhe theu rekordin e tij botëror në 100 metra stili flutur. Ai është në garë për dy medalje të tjera të arta.

Dressel mori kryesimin që nga fillimi, duke lënë pas hungarezin Kristof Milak dhe fitoi me kohën 49.45 sekonda. Rekordi i tij i mëparshëm ishte 49.5 sekonda në kampionatin botëror të vitit 2019.

Medalja e bronzit shkoi për zviceranin Noe Ponti.

Amerikania Keti Ledeki është sërish kampione olimpike në 800 metra stil i lirë. Rivalja e saj, australiania Ariarne Titmus fitoi medaljen e argjendit, ndërsa italiania Simona Quadarella mori medaljen bronzit.

Kjo është medalja e dytë e artë e amerikanes në olimpiadën e Tokios, pasi ajo triumfoi në 1500 metra stil i lirë.

Ledecky fitoi medaljen e artë në 800 metra stil i lirë edhe në olimpiadat e Rios në 2016 dhe të Londrës në 2012.

Klan News