Drew Barrymore ia ka dalë ta ruajë pamjen rinore pa ndihmën e kirurgjisë plastike.
Aktorja 50-vjeçare është shprehur në programin e saj, “The Drew Barrymore Show” se nuk është gjendur kurrë para bisturisë.
“A mund të na thuash sekretin e plakjes tënde të hijshme dhe të qenët kaq rehat me veten?”, e pyeti dikush nga publiku.
“S’kam bërë asgjë dhe dua të përpiqem mos ta bëj”, iu përgjigj Barrymore.

Pavarësisht zgjedhjes së saj për të përqafuar natyralitetin, moderatorja tha se nuk i gjykon të tjerët që kanë zgjedhur kirurgjinë, madje ka një shoqe që ndihet me më shumë vetëbesim pas ndërhyrjes.
“Gjithashtu them, bëj ç’është më e mira për ty. E vetmja gjë që di është të mos gjykoj të tjerët sepse veprojnë ndryshe. Të gjithë jemi në rrugën tonë dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin”.
Gjithsesi, ajo e pranon se ka disa pjesë të trupit për të cilat ndihet e pasigurt: “Shoh qafën e varur ose ka herë të tjera kur them ‘oh, uau! Uau, jemi në këtë pikë tani. Dua t’i them vetes mos të tregohem e keqe me të. Në sa momente të bukura kemi privilegjin të shohim pasqyrimin tonë dhe personi në të është vetja? Kështu që sa më të mirë, të duruar, fleksibël, të dashur, përqafues dhe më pak mohues tëë jemi, aq më mirë është për mendjen dhe shpirtin tonë, çka prek edhe fytyrën”.

Më pas vijoi: “Një buzëqeshje është më e bukur se çdo buzëkuq që mund të blesh”.
Ajo u tha publikut se bën “dialogje të brendshme” dhe përpiqet mos të vërë re të metat shumë shpejt. “Kush thotë që është e metë? Ajo mund të jetë gjëja e parapëlqyer e dikujt te ti… Sa ironike! Nuk ka të bëjë me si dukesh, por si ndihesh”,përmbylli ajo duke marrë duartrokitje.
Videoja ka marrë reagime mjaft pozitive në rrjetet sociale ku njerëzit kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mesazhin e saj.
Drew është nënë e dy fëmijëve. Ajo konfirmoi se nuk ka kryer ndërhyrje, por në viitin 1992 vendosi të zvogëlonte gjoksin.

/tvklan.al