Edhe pse tepër i rezervuar me jetën e tij private, “Në Kurthin e Piter Pan” u publikuan fotot e njerëzve më të dashur të gazetarit Drini Zeqo.

E para ishte motra, për të cilën Drini tha se është dashuria e tij më e madhe, ndërsa më pas edhe nëna e babai i ndjerë, humbja e të cilit tha se ishte një moment shumë i vështirë në jetën e tij.

Alketa Vejsiu: Fotot nga jeta dhe albumet private të Drini Zeqos… flet shumë pak dhe je i rezervuar për jetën private.

Drini Zeqo: Përgjithësisht po sepse nuk kam dashur ta ndaj në fakt me publikun. Mendoj që ndonjëherë është pak më mirë.

Alketa Vejsiu: Këto sytë e bukur?

Drini Zeqo: Sytë e bukur janë të një vajze që unë e dua shumë. Mbase është dashuria më e madhe. Është motra ime Bora dhe e dua shumë. Bora është një personazh shumë ndryshe nga unë, shumë e tërhequr, nuk është njeri shumë i ekspozuar me mediat. Kam qenë unë që qëkur isha i vogël e mora këtë vëmendje dhe mbeti tek unë dhe të gjithë ma lanë projektorin drejtuar nga ana ime.

Këshilla e Drinit për të gjithë është që prindërit “duhet t’i shijojmë sa i kemi akoma, lum kush i ka dhe duhet t’i shijojmë.”

Ndërsa në lidhje me humbjen e babait tha se “është një moment me të cilin secili duhet të përballet në jetë. Humbja e babit ka qenë një moment i vështirë. Unë kam qenë duke punuar për një projekt televiziv në ato moment dhe mu desh ta lija të kyçur dhimbjen dhe të vazhdoja përpara./tvklan.al