Drita e Gjilanit fitoi Superkupën e Kosovës. Një sukses 2 – 1 i arritur me përmbysje në finalen me Prishtinën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Mirel Josës edhe pse shënoi e para me Mekendan në pjesën e parë. Pas pushimit lojtarët e Dritës u kthyen në fushë më të motivuar.

Gërbeshi dhe Haxhimusa me golat e tyre përcaktuan suksesin e ekipit nga Gjilani. Finalja e Superkupës së Kosovës ishte edhe një test për stadiumin e rinovuar të Prishtinës ku pritet të luajë ndeshjet në shtëpi edhe përfaqësuesja e Kosovës.

Tv Klan