Biznesmeni shfaq dimensionin e tij artistik

Figuracionet, ekspresionizmi në kolore, gjendjet reale dhe sureale janë ato që karakterizojnë pikturën e Dritan Çelajt, të zhvilluar në 23 vite. Për miqtë dhe dashamirësit e artit, tablotë plot gjendje, vendosi t’i zbulojë në ekspozitën e tij të parë, që shumë artistë dhe kritikë e cilësuan të arrirë artistikisht.

I njohur edhe si një biznesmen i suksesshëm, për Çelajn piktura është një tjetër pjesë e rëndësishme e jetës së tij, e në këtë marrëdhënie, nuk i duhet të kërkojë një balancë mes dy fushave, sepse të dyja plotësojnë atë çfarë ai është.

“Allow Colors” ose “Lejo ngjyrat” mban emrin ekspozita, e cila shpalos brendinë shpirtërore të autorit.

Në këtë ekspozitë të parë, nuk munguan biznesmenë dhe figura të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm. Ai e quan këtë hapin e tij të parë drejt publikut, por jo të fundit. Ekspozita “Allow Colors” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë.

Tv Klan