Nën masa të larta sigurie është zhvilluar seanca gjyqsore në Gjykatë e Tiranës ku i dënuari me burgim të përjetshëm Dritan Dajti kërkonte leje për të votuar në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari për vrasjen e katër oficerëve te policisë në plazhin e Durrësit në 2009 është tërhequr nga kerkesa.

Në kushte të tilla gjykata vendosi të pushojë gjykimin.

Ndërsa ish-deputetin Mark Frroku i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për akuzat e pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm i është pranuar kërkesa dhe do të votojë ditën e zgjedhjeve.

Në total në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur 81 kerkesa nga të burgosurit për t’i lejuar për të votuar. 25 prej tyre janë pranuar, 53 janë ende në gjykim, 1 kërkesë është rrëzuar si dhe një është pushuar. TV KLAN