Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka refuzuar që të kandidojë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Burime për Klan News bëjnë të ditur se arsyeja e këtij mospranimi është për shkak se atij nuk i është ofruar një vend i sigurt në listën e qytetit bregdetar.

Më herët, televizioni Klan News raportoi se kryebashkiaku Leli kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet zyrtare për shkak se do futej në listë. Po ashtu, sipas burimeve thuhej se dorëheqjen ka dhënë edhe kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj.

Mesnata e ditës së sotme është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë./tvklan.al