Krishlindja po vjen dhe ndoshta shumë prej jush kanë vendosur dhe zbukuruar pemën. Por ju duhet të siguroheni se dritat nuk janë afër modemit tuaj WiFi.

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga studiuesi Ofcom në Mbretërinë e Bashkuar, dritat mund të ngadalësojnë internetin tuaj, duke ndërhyrë në sinjalin e modemit tuaj.

E gjitha ka të bëjë me valët e padëmshme të rrezatimit, të përdorura për të shpërndarë valët e internetit në gjithë shtëpinë tuaj.

Modemi juaj i dërgon këto sinjale elektromagnetike në pajisjet tuaja, për të mundësuar lidhjen me internetin, por ato mund të përzihen me sinjale të tjera.

Objekte si teli ose dritat e Krishtlindjes dërgojnë valët e tyre elektromagnetike, që më pas ndjekin rrugën e sinjalit tuaj WiFi.

Nuk është e nevojshme që modemi juaj të jetë shumë i izoluar, por këshillohet të qëndrojë një metër ose më tepër larg dritave të pemës së Krishtlindjes. /tvklan.al