Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen siç janë planifikuar. Kjo është deklarata e bërë nga Kryeministri i vendit, Yoshihido Suga, që hedh kështu poshtë pretendimet që qeveria e tij po konsideron shtyrjen ose anulimin e lojërave të programuara për në verë.

“Është vendosur tashmë që lojërat të zhvillohen. Pra bazuar në atë vendim, përgatitjet janë për t’u mbajtur. Ne shpresojmë të realizojmë një garë të sigurtë për të dhënë shpresë dhe inkurajim nga Japonia për njerëzit në të gjithë botën”.

Me më pak se 100 ditë të mbetura nga fillimi i planifikuar i Lojërave Olimpike Verore të Tokios, disa zyrtarë të lartë japonez lëshuan deklarata në dukje konfliktuale, ku pohonin se qeveria po punon në dy fronte, ose të anulojë ngjarjen, ose ta zhvillojë atë ta tifozë.

Megjithatë duket se deklarata e fundit e Kryeministrit japonez i hedh zyrtarisht poshtë këto pretendime dhe Lojërat Olimpike do shkojnë normalisht. Ngjarja e madhe sportive është programuar për t’u mbajtur në Verën e këtij viti nga 23 Korriku deri më 8 Gusht.

Klan News