Xixëllonjat ndriçojnë jo vetëm për lojën dashurore, por edhe për t’u mbrotjur nga gjahtarët e tyre, lakuriqët e natës.

Pra dritat e këndshme të xixëllonjave nuk janë vetëm për të tërhequr vëmendjen e partnerit, por edhe për një motiv më thelbësor, të shpetojnë jetën dhe t’i komunikojnë lakuriqëve të natës që shija e tyre nuk është aspak e mirë. Në fakt substancat kimike që ato lëshojnë janë të patretshme nga grabitqarët.

Një grup kërkuesish të Idaho University në SHBA kanë kryer disa ekperimente. Pasi lakuriqët e natës kanë ngrënë xixëllonjat janë ndjerë keq dhe në rastin kur eksperimenti është ripërsëritur, asnjë prej tyre nuk i është afruar xixëllonjave.

Ekspertët madje kanë hedhur hipotezën se ndriçimi i këtij insekti veror është evoluar fillimisht si armë mbrojtëse dhe më pas është përdorur edhe si armë për riprodhim.

Këtë e vërteton edhe fakti se xixëllonjat ndriçojnë netëve edhe kur nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale.

Klan Plus