Një nënë nga Florida thotë se djali i saj pothuajse vdiq pasi i kishte dhënë të hante drithëra të quajtura

Dragon’s Breath

.

Racheal McKenny dhe bashkëshorti i saj John kishin dalë me fëmijët e tyre në një qendër tregtare kur vendosën t’u blinin drithërat nga një shitës.

Këto drithëra janë të përbërë nga azoti në gjendje të lëngët, i cili pasi konsumohet bën që të dalë tym nga hunda dhe goja.

Djali i çiftit, 10 vjeçari Johnny, sipas së ëmës vuan nga një astmë e lehtë megjithatë ata e kishin lejuar të hante drithërat.

Vetëm 10 minuta më vonë, kur po ktheheshin në shtëpi, i mituri kishte filluar të kollitej derisa s’mund të mbushej më as me frymë.

“Ne e dinim se ai nuk mund të merrte frymë dhe e dinim se nuk mund ta dërgonim në spital në kohë”

, tha McKenny.

Ata nxituan në një stacion zjarrfikësje aty pranë, ku menjëherë djalit iu dha një trajtim inhalues që i shpëtoi edhe jetën. McKenny fajëson tymin e azotit të lëngshëm nga drithërat për incidentin që i ndodhi djalit të saj./tvklan.al