“Droga në Port, lojë e grupeve kriminale”
16:30 15/10/2021
Avokati pronarëve të Alba Exotic: Të bëhen hetime të plota
Teksa Prokuroria e Posaçme SPAK është duke hetuar dy administratorët e kompanisë Alba Exotic Fruit, për trafik të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, avokati Baftjar Rusi, tha për mediat se nuk po bëhen hetime të plota për të zbuluar se kush janë porositësit e drogës dhe se kjo është lojë e grupeve kriminale.
Rusi i është drejtuar me një memo edhe Ambasadës së SHBA, ku kërkon bashkëpunim për zbardhjen e trafikut. Ndërkohë me përgjegjësi penale për kokainën janë ngarkuar administratorët, Bajron Gumeni i arrestuar dhe në kërkim prej disa muajsh Eduart Dauti.
Prej Korrikut, kompanisë i janë kapur 6 ngarkesa me kokainë me një peshë totale prej 43 kilogramë.
Tv Klan