Klan News ka mësuar detaje të reja rreth funksionimit të grupit të shpërndarësve të drogës në kryeqytet.
Një pjesë e të arrestuarve të grupit të goditur të martën nga Antidroga e Tiranës, janë taksistë, të cilat shpërndanin lëndën narkotike.
Droga, po ashtu shpërndahej edhe me skuter elektrik, si mënyrë e shpejtë për të mos u identifikuar nga organet e policisë.
Burime bëjnë me dije se një dozë kokainë 0.8 gram e shisnin 7 ose 8 mijë Lekë të reja, ndërsa doza më të vogla, 0.4 gram e shisnin deri në 4 mijë lekë.
Një dozë heroinë 0.3 gram shitej në vlerë 1 mijë Lekë dhe një qese hashash 500 dhe 1 mijë Lekë.
Droga ekstazi kushtonte nga 1500 deri në 2500 Lekë për kokërr.
Një prej të shpallurve në kërkim nga Policia e Tiranës, është arrestuar në Gjirokastër duke e çuar në 28 numrin e masave të ekzekutuara nga 34 që janë lëshuar në total.
Në total policia sekuestroi 3.4 kg kokainë, 150 doza heroine, kanabis dhe 10 mjete.
Policia informoi të martën se në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimet në fund të vitit 2024, ku me metoda speciale, u zbuluan mbi 40 anëtarë të këtij grupi, të goditur në disa faza hetimesh. Më herët policia prangosi 7 anëtarë të kësaj organizate.
Klan News