Policia e Dibrës ka sekuestruar një sasi droge, armë, municione luftarake dhe lëndë drusore. Në pranga ka rënë Maksim Prençi, 42 vjeç,  banues në Muhurr –Dibër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në pjesën e çatisë së shtëpisë u gjet lëndë bimore në gjendje të thatë e dyshuar cannabis sativa, në formën e boçes e futur në dy thasë dhe në tre qese plasmasi, gjithsej rreth 3 kilogramë, e cila u sekuestrua, si dhe rreth 30 metër kub lëndë drusore të prera në pyll në mënyrë të paligjshme.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”78″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]Gjithashtu u bë arrestimi i Sami Toçi, 58 vjeç, banues në fshatin Arap i Poshtëm- Dibër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij u gjetën një armë zjarri automotik model 56 (Kallashnikov), si dhe një sasi prej 130 copë fishkë luftarak model 56 të futura në një thes, të cilat i mbante pa leje.

Ndërsa një tjetër person me inicialet R. M., 71 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi në banesën e tij është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike./tvklan.al