Drogë, armë dhe para, tre në pranga pas kontrolleve të befasishme në Durrës



Drogë, armë dhe para, tre në pranga pas kontrolleve të befasishme në Durrës

12:08 08/05/2021

Policia e Durrësit në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose lëndë narkotike, ka zhvilluar sot kontrolle të befasishme.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative është bërë arrestimi i 3 personave.

Në pranga ka rëndë Halil Koka, 43 vjeç, banues në Durrës. Koka është kapur në lagjen nr. 16, Durrës, pasi në mjetin që po drejtohej nga ai është gjetur një armë zjarri pistoletë, 9 fishekë, 1 thikë dhe një sasi lëndë narkotike marjuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu në pranga ka rënë Eldi Kalaja, i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen nr. 4, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Patrullat e Përgjithshme i janë gjetur 42 doza me lëndë narkotike heroinë, 17 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë prej 108.890 lekësh dhe 3 grirëse hashashi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë Ernis Haxhiut iu gjetën fara të dyshuara kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al







Të ngjashme