Policia e Pogradecit ka arrestuar 1 person si edhe shpalli në kërkim 1 tjetër, pasi akuzohen për disa vepra penale.

Në pranga ka rënë Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec si dhe është shpallur në kërkim  26-vjeçari me inicialet A.P.

Policia ka sekuestrua 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre.

Dy të rinjtë në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./tvklan.al