Vihet në pranga një 20 vjeçar nga Laçi i cili është kapur me lëndë narkotike.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se  shtetasi me inicialet K.P., pas informacioneve të marra në rrugë operative se shpërndante lënde narkotike në doza të vogla,  në lagjen “Gurra”,  u kap dhe  arrestua në flagrancë.

Gjatë  kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike,315 000 lek të reja  dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme.

Për veprime të mëtejshme, materialet i janë referuar Gjykatës së Lezhës. /Tvklan.al