Drogë e armë në makinë… 37-vjeçari i shpëton policisë

Drogë e armë në makinë… 37-vjeçari i shpëton policisë

14:11 30/05/2018

Autoritetet policore në Vlorë kanë vënë në pranga një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën me armë zjarri e drogë.

I arrestuari është Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Në makinën e tij policia gjeti 1 pistoletë me 6 fishekë, si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

Ndërsa në kërkim u shpall E (K).K., 37 vjeç. Ky i fundit në momentin e ndalimit, në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, ka mundur të dalë nga makina “Peugeot” ku udhëtonte sëbashku me 28-vjeçarin e arrestuar dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Puna për kapjen e tij vijon, ndërsa si prova materiale policia ka sekuestruar armën e zjarrit me 6 fishekë, 40.8 kg lëndë narkotike kanabis, 2 automjete tip BMË e Peugeot dhe 1 palë dylbi.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT