Arrestohet 58-vjeçari, shpallen në kërkim 3 djemtë e tij

Policia ka mundur të zbulojë në Thumanë një magazinë që shërbente për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit me inicialet S. L. uniformat blu ka evidentuar një magazinë të pajisur me llamba të shumta dhe e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu në të u konstatuan kubikë të kultivuar me fara të dyshuara si kanabis sativa, ndërsa u gjetën edhe 1 kallashnikov, municion luftarak, 1 armë gjahu dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor tre djemtë e tij.

Tv Klan