MPB-ja përmes një komunikate njofton se më 18.05.2021 nga ana e zyrtarëve policor nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme, në një aksion të përbashkët me Departamentin për Shkatërimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Njësinë për shpërndarje të shpejtë dhe SPB-Resnjë, kanë privuar nga liria K.K (25), M.F (28) dhe F.B (42), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, me çka është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i drogës narkotike nga Shqipëria, përmes Maqedonisë së Veriut e destinuar për Republikën e Greqisë, si destinacion të fundit.

Gjatë kësaj, në kuadër të masave dhe aktiviteteve të përforcuara në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, gjatë ditës së djeshme është konfiskuar 65 kilogramë marijuanë me vlerë rreth 200.000 euro.

Ndryshe, siç përcjell KlanM, komunikatën e MPB-së, dje në orët e mëngjesit, në rrugën rajonale nga Tërpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, ishin ndaluar dy automjete “Mercedes” me targa të Shqipërisë, që kishin marrë pjesë në transportin e dogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, ku njëra drejtohej nga K.K, kurse bashkëudhëtar ishte M.F, kurse automjeti i dytë nga F.B, janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta të mëdha me marijuanë të paketuara në 44 paketime.

MPB-ja njofton se shtetasit shqiptarë janë ndaluar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik nga PTHP-Resnjë, droga është dhënë për ekspertizë, ku është konstatuar se bëhet fjalë për 65 kilogramë marijuanë, kurse kundër tre personave do të ngritet kallëzim penal në PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas Nenit 215 të Kodit Penal.

Klan Macedonia