Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar Leonard Duka, 33 vjeç, Dritan Agaj, 38 vjeç, Oltion Loga, 38 vjeç dhe Elvis Gaçaj, 44 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjet një pistoletë dhe disa doza kanabis. Po kështu është sekuestruar edhe një makinë BMW seria 7 e blinduar me të cilin lëviznin këta persona.

Tv Klan