Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Emiliano Tafës i janë vënë prangat pasi në makinën e tij, tip “Jaguar”, me  targa  AA 885 BA është gjetur drogë.

Policia e këtij qyteti kishte informacione për përfshirjen e 32-vjeçarit në trafikun e lëndëve narkotike, kështu që ditën e djeshme ka ndaluar automjetin e tij.

Nga kontrolli në automjet policia gjeti 293  fara bime, kanabis,  të cilat dyshohet se do t’i  shiste. Në banesë Emiliano Tafa mbante edhe një “Revolver me mulli”,  e kalibrit  9 mm. /

tvklan.al

12993002_975178965869274_1543477165_n