Dy persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni të koduar “Komuna” në Tiranë, të cilët tregtonin lëndë narkotike në lokal.

Në pranga ranë I.D. 49 vjeç pronari i lokali, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe punonjësi në këtë lokal, O.N. 25 vjeç.

 Blutë e kryeqytetit kishin marrë informacion në rrugë operative për shitjen e drogës në këtë lokal në rrugën “Haxhi Kika”. Gjatë kontrollit, u gjet dhe sekuestrua 388 gram kanabis, mbetje pluhuri kokaine, një shumë parash dhe 4 celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.  /tvklan.al