Në shënjestër, drejtuesit problematikë

Prej disa ditësh Policia Rrugore e Tiranës ka nisur aplikimin e dronëve edukues. Pamjet e përftuara prej tij vijnë në kohë reale në këtë monitor duke i dhënë mundësi efektivëve të evidentojnë shkeljet e kryera nga shoferët.

Tv Klan ndoqi nga afër një pjesë të monitorimit me dron në rrethrrotullimin ‘Arben Broci’ në afërsi të Fakultetit Ekonomik aty ku në pak minuta uniformat blu konstatuan disa shkelje nga ana e shoferëve.

Gerhard Baka: Kemi filluar me përparësi ndaj këmbësorve kemi vazhduar me mospozicionimin e duhur në një kryqëzim.

Por cilat janë akset që do jenë në monitorim nga kjo pajisje inteligjente?

Gerhard Baka: Fokusi jonë është përqëndruar në këto segmete rrugore në të cilët në herë pas here kemi pasur ngjarje. Ky është një ndër segmentet më problematike në lidhjen me përparësi dhe me menaxhimin e trafikut. Edhe segmente të tjera siç janë ‘’Pallati me Shigjeta’’, rrethrotullimi i ‘’Zogut të zi’’ po dhe segmente të tjera rrugore dhe rrethrotullime të tjera kanë këtë problematikë.

Specialisti i Policisë Rrugore tregon se nga nisja e aplikimit të këtij droni shkelje janë konstatuar nga të gjithë kategoritë e mjeteve.

Gerhard Baka: Duke filluar që nga motomjetet, mjetet private, shërbimi publik apo shërbimi taksi.

Kur një makinë nuk i jep përparësinë që i takon makinës tjetër në rrethrrotullim, Kodit Rrugor parashikon gjobë nga 5 mijë deri në 8 mijë Lekë. Nëse nuk i jep përparësi këmbësorit, gjoba varion nga 500 deri në 2 mijë Lekë.

Tv Klan