Për të parën herë në botë në Itali eksperimentohet një metodë e re për transportin e gjakut dhe organeve në raste urgjente.

Mjeti është një dron i posaçëm, në brendësi të të cilit ndodhet një kapsulë inteligjente që nëpërmjet robotëve kontrollon temperaturën dhe nivelet e duhura të lagështirës. Falë aftësive të mjetit fluturues shkurtohet shumë koha e transportit të lëndëve jetësore nga një orë në vetëm 10 minuta.

Në dt 21 Tetor u krye edhe eksperimenti i parë i dronit inteligjent për të vlerësuar edhe impaktin e fluturimit mbi rruazat e kuqe dhe ato të bardha të gjakut dhe nëse kjo metodë e re rezulton efikase dhe pa pasoja në ndryshimin e vlerave.

Fluturimi është zhvilluar në Pontedera në Pisa të Italisë dhe ekspertët po shqyrtojnë rezultatet shkencore në mënyrë që kjo formë e re transporti të hyjë në përdorim në raste emergjence shëndetësore, si aksidente, ndërhyrje kirurgjikale etj. që mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

Klan Plus