Policia spanjolle zbulon metodën e paparë më parë, në pranga 8 persona, sekuestrohen mbi 150 000 Euro

Mënyra nga më të ndryshmet po zgjedhin trafikantët e drogës për të transportuar lëndët narkotike. Disa prej këtyre metodave janë shumë pak ose aspak të dëgjuara më parë.

I tillë është edhe rasti i një bande kriminale në Spanjë e cila prodhonte dronë nënujorë për të transportuar drogë drejt destinacioneve të zgjedhura. Secili dron është në gjendje të transportojë deri në 200 kg drogë nëpër ngushticën e Gjibraltarit.

Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 8 persona ndërsa theksuan se kjo ishte hera e parë që ata kanë hasur në drone nënujore që përdoren për të kontrabanduar drogë.

Oficerët konfiskuan gjithashtu 145 kg hashash, 8 kg marihuanë, 157,370 Euro cash dhe 6 dronë të mëdhenj ajrorë që mund të mbulonin një distancë prej 30 km.

Hetimi ka zgjatur plot 14 muaj dhe është kryer në partneritet me policinë franceze. Banda kishte ofruar ndihmë logjistike për klientët në Itali, Francë dhe Danimarkë.

Verën e kaluar, policia spanjolle dhe franceze kapën një dron ajror të aftë për të transportuar deri në 150 kilogramë ngarkesë, e cila u përdor për të transportuar drogë nga Maroku në Spanjën jugore por dronet ujore janë një risi e trafikantëve të drogës.

Klan News