Vendimi për të konstatuar këdo që shkel rregullat anti-Covid në ishujt turistik

Autoritetet në ishullin më të njohur turistik të Greqisë, Mykonos, do të vendosin dronë për të zbuluar të gjithë ata që sfidojnë protokollet e sigurisë të COVID-19. Vendimi, i njohur si “Operacioni Mykonos”, vjen pas të ashtuquajturave “parti Corona” të organizuara nga sipërmarrës në vilat private gjatë javëve të fundit të cilët kanë anashkaluar rregullat e koronavirusit.

Qeveria nën drejtimin e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis po përpiqet të ringjallë sektorin e turizmit të goditur nga pandemia, duke joshur udhëtarët e huaj kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, Izraeli dhe Rusia. 15 dronë do të fluturojnë mbi vilat private të Mykonos. Të gjithë shkelësit e ligjit do të gjobiten me gjoba të cilat variojnë nga 365 deri në mbi 6000 Dollarë.

Së bashku me kontrollet e shtuara të policisë, inspektimet dhe kamerat e shtuara në të gjithë Mykonos, do të shërbejnë si një plan për pikat e tjera të nxehta të njohura si Rodos, Santorini dhe Paros.

Pavarësisht rritjes së infeksioneve dhe humbjeve të jetëve gjatë verës së kaluar grekët tani e dinë mirë se nuk mund të humbasin më një sezon tjetër turistik. Turizmi në Greqi përbën 20% të prodhimit të brendshëm të vendit.

Klan News