Një burrë në Suedi i shpëtoi atakut të zemrës falë një droni. 71-vjeçari po pastronte borën kur pësoi krizën e zemrës dhe u asistua nga një doktor që mundi ta shpëtonte pasi një dron solli defibrilatorin.

Një person që kalon një atak zemre ka vetëm 10 minuta kohë për të shpëtuar. Everdrone është dizenjuar për të dërguar ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur. Shërbimi i emergjencës e dërgon menjëherë në shtëpinë e telefonuesit së bashku me pajisjen e kërkuar. Kjo i jep një hov procesit të shpëtimit përpara se ambulanca të mbërrijë.

Në rastin në fjalë, defibrilatori mbërriti brenda 3 minutash në shtëpinë e pacientit. Një kalimtar, i cili rastisi të ishte një doktor që po shkonte për në punë, kërkoi ndihmën e dronit pasi i dha ndihmën e parë të sëmurit.

Pajisja ka rezultuar e suksesshme deri më tani dhe momentalisht mund të arrijë deri në 200.000 banorë suedezë. Kompania që e ka krijuar planifikon ta zgjerojë në më shumë vende europiane gjatë vitit 2022./tvklan.al