Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) tha sot se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për Gent Cakaj është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Në një reagim të saj thuhet se u administruan përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit si SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë pas Cakaj ka dyshtetësi.

Referuar përgjigjeve DSIK sqaron se nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me certifikatë dhe se nuk ka pasur asnjë rrethanë ligjore, që DSIK të detyrohej të kërkonte informacion shtesë, apo të shtrinte verifikimet në vende të tjera si Hungaria dhe Belgjika.

DSIK sqaron se procedurat janë kryer brenda afateve kohore të përcaktuara ndërsa shton se pajisja me certifikatë bëhet vetëm për personat përpara se të njihen me informacionin e klasifikuar.

Tv Klan