Dy konkurrentet e spektaklit “Love Story” në TV Klan, Xhesi dhe Redona, kanë intervistuar njëra-tjetrën me pyetje shumë interesante.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë zbuluar pak më shumë rreth karakterit te tyre, si edhe gjërave të rëndësishme për to.

Sigurisht që nuk mund të mungonin ngacmimet për dashurinë, duke qenë se vajzat janë në këtë emision për të gjetur partnerin e jetës.

Redona e ka pyetur Xhesin nëse ajo beson në dashurinë e vërtetë, teksa 26-vjeçarja ka pohur duke treguar edhe një histori të gjyshërve të saj.

“E kamë thënë dhe stërthënë që unë jam një romantike e përjetshme. Besoj në dashuri dhe e kam parë.

E Kam parë tek nëna dhe gjyshi. Kur nëna ime ishte 15 vjeçe, gjyshi ishte 18, u dashuruan por familjet nuk ishin dakord dhe nëna ime iku nga shtëpia dhe mori gjyshin.

I kam parë të dashuruar deri në ditën e fundit të jetës, kur ata ishin pleq.

E kam parë edhe tek prindërit e mi, i besoj, edhe dua ta gjej edhe për vete atë dashuri”, deklaroi bukuroshja nga Shkodra./tvklan.al