Dua i jep fund dashurisë me Isaac

Dua i jep fund dashurisë me Isaac

17:39 06/06/2019

Teksa fansat janë mësuar t’i shohin bashkë, duket se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. E përditshmja, The Sun shkruan se 18 muaj pasi u pajtuan Dua ka vendosur të mos e vazhdojë më historinë e saj Isaac.

33-vjecari, i cili është shef kuzhine dhe gjithashtu model, e ka hequr Duan nga Instagrami mbrëmjen e së martës. Kjo nuk është hera e parë që çifti ndahet. Ata e kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2013 dhe u ndanë në fillim të vitit 2017.

Por këngëtarja u rikthye sërish me të në Janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.

Sipas burimeve të The Sun ata janë munduar shumë të gjenin kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku, por projektet e Dua Lipës i bënë gjërat akoma më të vështira, duke bërë që fokusi i saj të jetë karriera.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT