Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për arritjet në karrierën e saj muzikore, por edhe për jetën private. Por sa prej jush e dinin se hapat e parë drejt ekranit ajo nuk i ka pasur në muzikë, por në aktrim.

Në moshën 10- vjeçare, ajo ka luajtur në serialin komedi, “Familja Moderne”, që doli në vitin 2005.

Dua luante rolin e një vajze të vogël në shkollë . Në serial ajo ishte mike e personazhit Robert, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena kur Dua shfaqej ishte xhiruar në Londër, pikërisht në kryeqytetin britanik, ku Dua është lindur dhe rritur. Ky rol i vogëlushes Dua është cituar edhe në faqen e saj në Wikipedia , si shfaqja e parë televizive në të cilën ajo ka marrë pjesë.

Klan Plus